Polisterol Kokrriz për Beton të Lehtë dhe Izolim Termik

Polisteroli kokrriz përdoret për përgatitjen e betonit të lehtë izolues, duke ulur peshën dhe duke rritur izolimin termik dhe akustik.

FUSHA E APLIKIMIT

Kjo përzierje përdoret zakonisht për:

1 – Dysheme izolimi

2 – Tarraca dhe çati

3 – Mbushje niveluese

4 – Shtresa nën beton ose estrih

❗ Shënim: Ky beton nuk është strukturor dhe nuk përdoret për kolona apo trarë mbajtës.

Raporti standard i përzierjes (orientues):

1 thes çimento (25 kg)

3–4 thasë polisterol kokrriz

5–10 kg rërë (opsionale, sipas forcës së kërkuar)

Ujë sa të arrihet masa e punueshme (pa e bërë shumë të lëngshme)

Të dhëna teknike

Lloji

EPS (Polisterol i zgjeruar – granula / kokrriz)

Dendësia

~10–20 kg/m³ (në varësi të granulometrisë)

Përçueshmëria termike λ

≤ 0.040 W/mK

Rezistenca ndaj kompresimit

Jo strukturor – varet nga përzierja me çimento (i destinuar për beton të lehtë / estrih izolues)

Absorbimi i ujit

≤ 5%

Reaksioni ndaj zjarrit

Klasa E (EN 13501-1)

GRANULOMETRIA

2 – 6 mm (standarde)

PËRDORIMI TIPIK

Beton i lehtë, estrih izolues, mbushje, nivelime, izolim termik & akustik

PAKETIMI

Thasë plastikë (volumetrikë)

NGJYRA

E bardhë