Ky element dekorativ me profil vijëzimi është krijuar nga bërthamë polisteroli dhe është i veshur me shtresë rezin/quartz për të garantuar rezistencë ndaj kushteve të jashtme dhe jetëgjatësi të lartë. Falë formës së tij të thjeshtë dhe elegante, ky profil i jep fasadës një stil modern dhe të pastër, duke shtuar thellësi vizuale dhe ritëm arkitektonik.
FUSHA E APLIKIMIT
– Dekorim fasadash të jashtme në ndërtesa moderne apo klasike
– Element zbukurues për hyrje, kënde, pilastra apo ndarje murale
– Projekte restaurimi dhe fasada të reja banimi ose komerciale
– Përdorim i brendshëm për efekte arkitektonike në mure
PËRGATITJA E BAZAMENTIT
Sipërfaqja ku do të montohet dekorativi duhet të jetë e pastër, e thatë dhe e qëndrueshme. Duhet të hiqen pluhurat, yndyrat apo papastërtitë për të garantuar ngjitje të mirë. Rekomandohet përdorimi i prajmerit në sipërfaqe të absorbueshme.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
Produkti prodhohet me përmasa të personalizuara sipas projektit të klientit. Montimi kryhet me ngjitës për polisterol dhe pas vendosjes, mund të lyhet ose dekorohet më tej sipas dizajnit arkitektonik.