Rreth Nesh

IZOPACK AUSTRIA u themelua në vitin 2008, por fillesat e saj janë me një eksperiencë në Austri prej 15 vjetësh në fushën e ndërtimit dhe izolimit termik. Një kompani e cila operon në sektorin e ndërtimit dhe kryesisht izolimit termik të fasadave dhe ambjenteve të brendëshme si dhe izolimit hidrik dhe akustik, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e standarteve për sa i përket produkteve të izolimit termik, hidrik dhe akustik me shërbime profesionale.

Në një sektor kaq të vështirë siç është ndërtimi në Shqipëri IZOPACK AUSTRIA ka arritur të shndërrohet në një nga kompanitë lider, duke luftuar me cilësinë, profesionalizmin dhe korrektësi. Kryesisht IZOPACK AUSTRIA është e fokusuar në përpunimin dhe prodhimin e polisterolit, importit dhe eksport të tij. Gjithashtu kompania ofron shumë produkte të tjera ndërtimi dhe izolimi të cilat janë ekskluzivitet i kompanisë IZOPACK AUSTRIA. Të gjitha produktet kanë cilësi dhe standarte të certifikuar sipas standartave europiane. Janë produkte që i japin procesit të izolimit termik akustik dhe hidrik komplet një dimension tjeter.

IZOPACK AUSTRIA është një biznes i ngritur duke dashur gjithmonë t’i japë kompanisë emrin dhe vendin që i takon në renditje përsa i përket cilësisë. Kompania ka kaluar shumë stade dhe faza në të cilat është konsoliduar më tepër për tu bërë një nga kompanitë që përcakton standarte në izolime.

Në sektorin e ndërtimit ku përgjegjësia ndaj klientit, serioziteti dhe cilësia janë faktorë shumë të rëndësishëm, IZOPACK AUSTRIA është prezente dhe me një staf të kulafikuar në perëndim. Shoqëria jonë do të vazhdojë të ofrojë produkte izolimi të cilësisë së lartë dukë ju siguruar shtëpinë më komforte që ëndërroni, zyrat më të rehatshmë që kërkoni. Izolim termik i cili ju kursen deri në 40 % të energjisë që harxhoni.