Sherbimet

vite eksperincë
0 +
Sherbimet

Shërbime që rrisin standardin

Nga izolimet termike, hidrike dhe akustike, te sistemi kapote, fasadat e xhamit dhe punimet me alumin/PVC — Izopack Austria ofron shërbime të plota për çdo projekt. Punojmë me standarde të larta, materiale cilësore dhe zbatim të kontrolluar në çdo fazë, duke garantuar siguri, përpikmëri në afate dhe një përfundim estetik që zgjat.

Klientë të kënaqur
0 +
Review Klientesh
0 +
Çfarë ofrojmë ne

Ne i besojmë produkteve tona, ju na besoni ne!

Prodhim i materialeve të ndërtimit

IZOPACK AUSTRIA  prodhon materiale ndërtimi sipas nevojave dhe kërkesës së tregut duke ofruar padiskutim edhe cilësinë sipas standarteve më të larta europiane.

Sistemi kapot

Një nga shërbimet parësore  është edhe sistemi kapot i izolimit. Një nga sistemet më moderne  të izolimit termik, akustik dhe hidrik të banesave dhe zyrave të ndryshme.

Fasada xhami

Izopack Austria realizon fasada xhami moderne dhe funksionale, të prodhuara me precizion të  lartë dhe të përshtatura sipas projektit.

Izolime termike

Izopack ofron izolime termike profesionale për fasada, çati dhe ambiente të brendshme, duke rritur eficiencën energjetike dhe komoditetin në çdo stinë.

Izolime akustike

Zgjidhjet tona minimizojnë përhapjen e zërit në mure, tavane dhe dysheme, duke krijuar qetësi dhe privatësi më të lartë me materiale cilësore dhe montim profesional.

Dyer dhe dritare alumini

Izopack prodhon dyer dhe dritare alumini dhe PVC me matje sipas projektit, izolim të lartë termik dhe akustik, gjithashtu dhe mbyllje të sigurta.

Pse ne?

Besueshmëri & korrektësi

Izopack Austria është një kompani me seli në Durrës, e licensuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Republikës së Shqipërisë për të ushtruar një gamë të gjerë veprimesh në ndërtim dhe rikonstruksion.

Të licencuar & të specializuar

Punojmë me standard pune të qartë dhe procedura profesionale, nga matjet dhe përzgjedhja e materialeve deri te zbatimi në kantier.

Siguri në çdo fazë

Respektojmë rregullat teknike dhe të montimit për fasada, izolime dhe sisteme kapote, që projekti të jetë i qëndrueshëm dhe i sigurt në kohë.

Garanci & korrektësi

Ofrojmë garanci për punimet dhe për materialet sipas marrëveshjes, me transparencë dhe përgjegjësi për rezultatin final.

Cilësi që dallohet

Përdorim materiale cilësore dhe zbatim të saktë për izolim termik/hidrik/akustik dhe punime fasade, që të fitosh kursim energjie, komoditet dhe pamje të pastër.

Industria & Prodhimi

Fazat e prodhimit të materialeve tona

Hapi i parë

Përgatitja e lëndës së parë

Përzgjedhja e materialit, dozimi dhe përgatitja sipas densitetit/standardeve të kërkuara.

Hapi i dytë

Procesi i prodhimit

Përpunimi kryesor (formim në blloqe/panele, prerje në masa të sakta, modelim sipas porosisë).

Hapi Final

Kontrolli i cilësisë

Kontroll dimensioni/densiteti, selektim, paketim i sigurt dhe përgatitje për transport/dorëzim.

Konsultohu me ne për materialin më të përshtatshëm për projektin tënd.

Ekipi ynë të udhëzon në zgjedhjen e materialit të duhur, sipas nevojave të projektit, buxhetit dhe standardeve të izolimit.