Ky element dekorativ është i ndërtuar nga bërthamë polisteroli dhe i veshur me shtresë rezin/quartz për qëndrueshmëri dhe pamje estetike. Falë formës së tij këndore dhe të theksuar, ky produkt përdoret për të shtuar elegancë dhe thellësi në fasadat apo këndet e ndërtesave.
FUSHA E APLIKIMIT
– Fasada të jashtme të ndërtesave moderne apo tradicionale
– Projekte restaurimi për ndërtesa ekzistuese
– Dekorim këndesh, skaje dritaresh apo hyrjesh
– Zbukurim muresh të jashtëm për efekte voluminoze dhe arkitektonike
PËRGATITJA E BAZAMENTIT
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe e qëndrueshme.
Hiqni çdo papastërti, yndyrë apo pjesë të lirshme.
Për rezultate më të mira në ngjitje, përdorni prajmer për sipërfaqe absorbente.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
Produkti përgatitet me përmasa të personalizuara sipas projektit.
Instalohet me ngjitës special për polisterol.
Pas montimit, mund të lyhet ose dekorohet sipas kërkesës estetike të klientit.