Skedë Teknike – Roloakril (Maxima Paints)

ROLOAKRIL është një malter dekorativ me bazë akrilati dhe shtesë silikoni që ofron rezistencë të lartë ndaj ujit, ndihmon në mbrojtje nga ndotja, ka fuqinë strukturore të fortë, ngjitje të mirë dhe përçueshmëri të avullit. Shërben si shtresa përfundimtare në sistemet e termoizolimit për fasada dhe mund të përdoret brenda dhe jashtë ndërtesave.
Fusha e Aplikimit

– Për fasada dhe mure të brendshme me bazë minerale.
– Përdoret në muratura, beton, gips-karton, sistemet termoizoluese.
– Shtresë përfundimtare për proteksion dhe estetikë në ambiente të jashtme dhe të brendshme .

– Rezistencë e lartë kundër motit dhe rrezeve UV
– Ngjitje e fortë
– Strukturë tejdukshëm për përsosmëri estetike
– Përçueshmëri e mirë e avullit
– I disponueshëm në ngjyrë të bardhë dhe mund të tonizohet me sistemin MAXIMIX
– Çanta /kantë: 25 kg
– Konsumi: 2.6 – 3.3 kg/m² për një shtresë të vetme, varësisht nga struktura dhe grosioni i sirtë
– Duhet të jetë e pastër, e thatë, pa papastërti, yndyrë, apo pjesë të lirshme.
– Muraturat e sapo bëra të thata për min. 28 ditë; shtresa me ngjitës për 7 ditë; më pas grundohen me RoloGrund para aplikimit të Roloakril
Përziehet mirë para aplikimit dhe është gati për përdorim (ready-to-use) .
– Aplikohet në temperatura +5 °C deri +30 °C.
– Evitoni aplikim në kushte me lagështi shumë të lartë ose diell të fortë.
– Aplikoni me llëmishë çeliku ose plastike për një strukturë uniforme.
– I disponueshëm në ngjyrë të bardhë dhe mund të tonizohet me MAXIMIX sistemin e TONIMIT (nuanca të grupuara me “F”)
– CE & ETA Certified në rezistencë dhe cilësi.

Të dhëna teknike

Përdorimi

Shtresë përfundimtare për sisteme termoizoluese në mure të brendshme dhe të jashtme

Përbërja

Malter dekorativ me bazë akrilati dhe shtesë silikoni

Aplikimi

Me spatulë çeliku ose plastike

Gati për përdorim

Po (nuk kërkon hollim)

Konsumi

2.6 – 3.3 kg/m² në një shtresë, varësisht nga struktura

Temperatura e aplikimit

+5°C deri +30°C

Koha e tharjes

Sipërfaqja: 6–8 orë Tharje e plotë: pas 24 orësh

Ngjyrosja

E bardhë – mund të tonizohet me sistemin MAXIMIX

Paketimi

25 kg

Përgatitja e sipërfaqes

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë, pa papastërti dhe e grunduar me RoloGrund

Ruajtja

12 muaj në ambalazh origjinal, në ambient të thatë dhe të mbrojtur nga ngrirja

Avantazhe

Rezistencë ndaj lagështirës, UV, ndotjes; përçueshmëri avulli; strukturë dekorative

🧼 Përgatitja e Sipërfaqes
-Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë, pa pluhur, vaj, ose pjesë të liruara.
-Nëse ka myk apo njolla, trajtohet paraprakisht.
 
🔧 Përgatitja e Produktit
-Para përdorimit, përziejeni mirë produktin.
-Mund të hollohet me deri në 10% ujë të pastër, në varësi të mjetit të aplikimit.
 
⚠️ Vërejtje
-Mos e aplikoni në temperatura nën +5°C ose në kushte me lagështi të lartë.
-Produkti nuk duhet ngrirë gjatë ruajtjes apo transportit.