
Dekorativ Linear me Vijëzim Vertikal për Fasada
Ky element dekorativ me profil vijëzimi është krijuar nga bërthamë polisteroli dhe është i veshur me shtresë rezin/quartz për të garantuar rezistencë ndaj kushteve të jashtme dhe jetëgjatësi të lartë. Falë formës së tij të thjeshtë dhe elegante, ky profil i jep fasadës një stil modern dhe të pastër, duke shtuar thellësi vizuale dhe ritëm arkitektonik.
FUSHA E APLIKIMIT
– Dekorim fasadash të jashtme në ndërtesa moderne apo klasike
– Element zbukurues për hyrje, kënde, pilastra apo ndarje murale
– Projekte restaurimi dhe fasada të reja banimi ose komerciale
– Përdorim i brendshëm për efekte arkitektonike në mure
PËRGATITJA E BAZAMENTIT
Sipërfaqja ku do të montohet dekorativi duhet të jetë e pastër, e thatë dhe e qëndrueshme. Duhet të hiqen pluhurat, yndyrat apo papastërtitë për të garantuar ngjitje të mirë. Rekomandohet përdorimi i prajmerit në sipërfaqe të absorbueshme.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
Produkti prodhohet me përmasa të personalizuara sipas projektit të klientit. Montimi kryhet me ngjitës për polisterol dhe pas vendosjes, mund të lyhet ose dekorohet më tej sipas dizajnit arkitektonik.
Të dhëna teknike
Materiali Bazë
Polisterol me shtresë rezin/quartz
Përdorim
Dekor fasadash & muresh të brendshëm
Ngjyra
E bezhë (mund të lyhet)
Instalimi
Ngjitës për polisterol
Përmasat
Sipas porosisë (të personalizueshme)
