
Dekorativ Linear për Fasada
Ky element dekorativ me dizajn modern është i krijuar nga bërthamë polisteroli dhe është i veshur me shtresë rezin/quartz për rezistencë maksimale. Ideuar për të shtuar estetikë dhe volum fasadave apo mureve të brendshme, ky produkt ofron peshë të lehtë, rezistencë ndaj kushteve atmosferike dhe jetëgjatësi të lartë pa nevojë mirëmbajtjeje.
FUSHA E APLIKIMIT
Dekorativi përdoret për:
– Dekorimin e fasadave të jashtme moderne apo klasike
– Zbukurimin e mureve të brendshme në ambiente banimi apo komerciale
– Projekte restaurimi dhe ndërtime të reja
– Element zbukurues për dritare, hyrje ose kënde të ndërtesave
PËRGATITJA E BAZAMENTIT
– Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe e qëndrueshme.
– Duhet të pastrohet nga pluhuri, yndyrat apo pjesët e lira.
– Për një ngjitje më të mirë, rekomandohet përdorimi i prajmerit për sipërfaqe të absorbueshme.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
– Elementi përgatitet me përmasa të personalizuara sipas kërkesës së klientit.
– Montimi bëhet me ngjitës special për polisterol.
– Pas montimit, zona përreth mund të lyhet ose dekorohet sipas projektit.
Të dhëna teknike
Materiali bazë
Polisterol i lartë densiteti
Shtresa mbrojtëse
Rezin + Quartz
Rezistenca ndaj kushteve atmosferike
E lartë
Pesha
E lehtë
Montimi
Me ngjitës special
Personalizimi
Po – përmasat dhe forma sipas porosisë
