IZOFIX - Special Polystyrol-Klebstof

IZOFIX Special Polystyrol-Klebstof është një ngjitës profesional në formë pluhuri, me bazë çimentoje dhe aditivë polimerikë, i projektuar posaçërisht për ngjitjen e paneleve termoizoluese prej polisteroli të bardhë (EPS) dhe grafit (EPS-G) në fasadat e jashtme të ndërtesave. Produkti garanton ngjitje të fortë, jetëgjatësi të lartë dhe rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike.
FUSHA E APLIKIMIT
IZOFIX rekomandohet për:
 
– Ngjitjen e paneleve termoizoluese EPS në sistemet kapotë (ETICS)
– Sipërfaqe murature, tullë, beton, blloqe termike
– Për përdorim në mure të jashtme dhe të brendshme
– Rikonstruime dhe ndërtime të reja
– Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa pluhur, yndyrë apo elementë të lirë.
– Bazamentet e dëmtuara ose të papastra duhen rregulluar dhe pastruar.
– Rekomandohet aplikimi i një prajmeri për të përforcuar ngjitjen në sipërfaqe me absorbim të lartë.
– Përziejeni pluhurin IZOFIX me ujë të pastër në një kovë plastike me mikser elektrik derisa të krijohet një masë homogjene.
– Përdorni rreth 6 litra ujë për çdo thes 25 kg.
– Pas përzierjes lëreni të qetësohet për 5 minuta dhe përzieni sërish shkurt përpara aplikimit.
– Aplikimi bëhet me llisë dhëmbëzuese ose me metoda standarde për ETICS.

Të dhëna teknike

Përbërja

Çimento, mbushës mineralë, aditivë

Ngjyra

Gri

Pesha

25 kg

Përzierja me ujë

~6 litra për 25 kg

Koha e përdorimit

Rreth 2 orë

Temperatura e aplikimit

+5°C deri +30°C

Ngjitja minimale (beton)

≥ 0.5 N/mm²

Ngjitshmëria fillestare

≥ 0.5 N/mm²

Përputhshmëria me ETAG 004

Po

Konsumi

~4–5 kg/m² (në varësi të murit)