SKEDË TEKNIKE – RoloGrund

ROLOGRUND është një grund dekorativ akrilik, i përforcuar me rërë kuarci dhe ngjitës special.
Ky produkt përmirëson ngjitjen e shtresës së mëvonshme dekorative, rrit rezistencën ndaj ujit dhe barazon absorbimin e sipërfaqes.
Ka strukturë të trashë, duke krijuar një shtresë të fortë dhe të përshtatshme për fasada dhe sipërfaqe të brendshme.
 
Fusha e Aplikimit
  • Përgatitje e sipërfaqeve përpara aplikimit të llaqeve dekorative si silikonike, silikate, akrilike ose minerale.
  • Përdoret në suvaje çimentoje, beton, pllakë gipsi, murature etj.
  • E përshtatshme për mure të brendshme dhe të jashtme.
 
Karakteristikat
  • Ngjitje e shkëlqyer në sipërfaqe.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe kushteve atmosferike.
  • Përthithje e njëtrajtshme për bojërat përfundimtare.
  • Strukturë granulare e trashë për përforcim të mirë mekanik.
 
Paketimi & Ngjyrat
  • Paketim: 5kg / 18kg / 25kg
  • Ngjyrë: E bardhë, mund të tonizohet me sistemin MAXIMIX

Të dhëna teknike

Aplikimi

Me rul, furçë ose spërkatje

Hollohet

Deri në 10% me ujë

Koha e tharjes

Rreth 12 orë në kushte normale

Temperatura e aplikimit

+10°C deri +30°C

Konsumi

140–160g/m²

Sipërfaqja mbuluese

Varësisht nga struktura

Ruajtja

12 muaj, në ambalazh të mbyllur

🧼 Përgatitja e Sipërfaqes
-Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë, pa pluhur, vaj, ose pjesë të liruara.
-Nëse ka myk apo njolla, trajtohet paraprakisht.
 
🔧 Përgatitja e Produktit
-Para përdorimit, përziejeni mirë produktin.
-Mund të hollohet me deri në 10% ujë të pastër, në varësi të mjetit të aplikimit.
 
⚠️ Vërejtje
-Mos e aplikoni në temperatura nën +5°C ose në kushte me lagështi të lartë.
-Produkti nuk duhet ngrirë gjatë ruajtjes apo transportit.