Nëse banorët e pallateve në Tiranë organizohen së bashku, nën udhëheqjen e administratorit, për të përfituar financim për projekte infrastrukturore, bashkia u vjen në ndihmë me një skemë fondesh të vëna në dispozicion për këtë qëllim.
Rasti i fundit është ai i një administratori të tre pallateve tek Komuna e Parisit, që ka nisur punën për termoizolimin e godinave, të rrënuar ndër vite. Adem Cenmurati thotë se pas kërkesës së pjesës më të madhe të banorëve ka aplikuar në bashki për termoizolimin e ndërtesave dhe komisioni i ngritur nga bashkia ka shpallur fitues tre projektet e para.
Banorët kanë paguar vetëm 50% të vlerës reale të investimit që po bëhet në banesat e tyre. Pjesa tjetër financohet nga bashkia. Mjafton një administrator i licencuar dhe aplikimi për fondet e komunitetit.
Që prej çeljes së këtij fondi në Bashkinë e Tiranës, janë paraqitur disa projekte, 6 prej të cilave kanë marrë dakordësinë dhe po zbatohen.
Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi theksoi se: “Një administrator i sapozgjedhur me ligjin për bashkëpronësinë bën kërkesën pranë nesh së bashku me nevojat e pallatit. Ajo çka ne investojmë është 50 me 50. Nëse banorët fusin 10 milionë lekë të vjetra, bashkia fut 10 të tjera. Nëse banorët fusin 2 milionë lekë të rinj, bashkia bën të njëjtën gjë dhe fondi maksimal është 4 milionë lekë të rinj.”
Rikonstruksioni i tarracave, krijimi i vend parkimeve, lulishteve, këndeve të lodrave janë gjithashtu projekte që mund të financohen. Aplikimet janë të hapura në çdo kohe, ndërsa përgjigja për projektet jepet brenda 30 ditëve.
Firma fituese për kryrjen e punimeve u shpall IzopackAustria, duke treguar per banoret e Tiranes dhe jo vetem cilesine e punimeve dhe perkujdesin qe tregojme gjate punimeve. Shpresojme qe dhe banoret e pallateve te ndihen sa me te kenaqur dhe te ndihen te izoluar nga i ftohti ose i ngrohti i tepert, me material qe ne kemi perdorur. Deshirojme qe kete iniciative ta marrin dhe administratoret e pallateve te tjera qe nesër te ndihen te fituar.
Shkruar nga Top Channel.