Gjendja e termoizolimit të ndërtesave në Europë, propozim për rregulloren energjetike të ndërtesave në Shqipëri

Propozimi për rregullatorin e energjisë për ndërtesa (godinat) në Shqipëri Parimi i rregullatorit energjetik në Shqiperi, siç është propozuar edhe në draftin e publikuar në aktin legjislativ Vendimi I.K.Mm Nr 38/16 – 1 – 03 është mëse i rregullt. Qëllimi i rregullores bashkëkohore duhet të jetë sigurimi i kursimit maksimal të energjisë dhe lehtësimi i pengesave financiare për ndërtuesit dhe blerësit. 

Për të arritur këtë qëllim, ideja e prezantimit të koeficientit të humbjes së energjisë Gv, që varet kryesisht nga zonat klimatike të vetë rajonit, dhe që mund të përcaktojë edhe humbjen e nxehtësisë në godinë në termat e përcjellshmërisë dhe ventilimit, është më e sakta. Duke marrë në konsiderate kushtet klimatike dhe përdorimin e energjisë në Shqipëri, konsumi prej 50 – 100 kWh/m² për vit, mund të konsiderohet si i realizueshëm krahasuar me zhvillimin në shtetet fqinje si Greqia, Jugosllavia dhe Fyron. Shiko informacionin ne PDF