Masat që duhen ndërmarrë për efiçiencën e energjisë në ndërtesa

Një vizion i ri për trajtimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat ekzistuese është një kërkesë tepër e rëndësishme për reduktimin e konsumit të energjisë në sektorin e ndërtesave, në përmirësimin e kushteve të brendshme ekzistuese të komfortit termik dhe gjithashtu në përmirësimin e kushteve mjedisore në zonat urbanistike. Shkarko informacionin në PDF

Në të njëjtën kohë është dhe një problem teknik, ekonomik dhe shoqëror, për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumë qytete dhe për shkak të frenimeve të vendosura nga detyrimet ekonomike që mundojnë mjaft qytete në Europën Jug–Lindore, gjithashtu dhe në Greqi. Në këtë drejtim është punuar  veçanërisht në Greqinë Veriore, me sezonin e saj të ftohtë dhe me ngrohjen tepër të zgjatur, ku janë bërë një seri studimesh që nga viti 1994 për t’iu afruar problemeve dhe për të hartuar një propozim të qartë.

Autor:Ass.Prof.Agis.M.Papadopoulos