Për përmirësimin e ruajtjes së energjisë, ngrohjes në objektet arsimore

 

Termoizolimi i ndërtesave ekzistuese të shkollave, kopshteve dhe konvikteve rekomandohet vetëm në ndërtesat e pa rikonstruktuara në drejtim të përmirësimit të standartit termik të ndërtesës me qëllim arritjen e standartit për ruajtjen e energjisë në këto ndërtesa.Ndërhyrja për këtë qëllim rekomandohet te kryhet në këto elementë të strukturave rrethuese të jashtme: Shiko Informacionin ne PDF

• Veshja e fasadave (mureve të jashtme) me material izolues polisterol: EPS F 80, EPS F 100, EPS F 120, IZOPOR GRAFIT®, me trashësi 8 cm për zonën e ftohtë, 5 cm për zonën me klimë mesatare dhe 3cm për zonën bregdetare. Koefiçienti i përcjellshmërise për këtë material do të jetë të paktën më i vogël se λ = 0.040 W/m⁰K. Pas kësaj shtrese fasada duhet të plotësohet me ngjitës,rrjetë dhe suva plastike si shtresë rifiniture.

• Tarraca para hidroizolimit duhet të termoizolohet me një shtresë polisteroli me trashësi 10 cm, me një koefiçient jo më të madh se λ=0.040 W/m⁰K : EPS F 80, EPS F 100, EPS F 120, IZOPLLAKE BLU®.

• Vendosja e xhamave dopjo me kasë druri ose plastike. Xhamat duhet të kenë minimalisht një hapësirë ajri mes tyre deri në 10 mm dhe trashësinë jo më të vogël se 4 mm. Standarti i sigurisë në rast thyerje duhet të plotësohet me kushtin arkitektonik që hapësira drite e një xhami të tillë mos të kalojë sipërfaqen 1 m². Kjo gjë duhet të eliminojë xhamat me sipërfaqe të madhe. Kjo konsideratë vlen edhe per fasadat e xhamit, pjesët e të cilave nuk duhet të kalojnë sipërfaqe më të madhe se 1.5 m².

• Dritaret duhet të jenë me mbyllje me levë dhe në raste fare të rralla të rrëshqitshme. Ky rekomandim bëhet për të eliminuar infiltrimin e ajrit në masën deri 5 m³/orë për dritare. Dritaret rekomandohen me pjesën e sipërme të hapshme pjesërisht në mënyrë që të kryhet ventilimi natyral kur ndërtesa nuk ngrohet.

• Dera kryesore të bëhet e tillë që të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm. Rekomandohen dyer që mbyllen me forcën e sustave vetëmbyllëse ose në rastin kur arkitektura lejon vendosjen e dy palë dyerve. Rekomandohet një hapësire e mbyllur e cila kufizon kontaktin e ajrit të jashtëm me ajrin e ngrohur.Rekomandimet e mësiperme vlejnë për të gjitha llojet e ndërtesave pa dallim që i perkasin MASH. Në rehabilitimet e ndërtesave ekzistuese që do të propozohen në të ardhmen nga MASH rekomandohen sistemet e ngrohjes më efiçiente sipas llojit dhe madhësisë së ndërtesave të termoizoluara.

Rekomandimet e mësiperme vlejnë për të gjitha llojet e ndërtesave pa dallim që i përkasin MASH.

Në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese që do të propozohen në të ardhmen nga MASH rekomandohen sistemet e ngrohjes më efiçiente sipas llojit dhe madhësisë së ndërtesave të termoizoluara.