Tashmë jemi te ndergjegjshem qe ne Shqiperi jetojme ne nje krize te vazhdueshme te energjise elektrike e cila eshte shtrire vitet e fundit në te gjithe vendin, perfshi edhe Tiranen e privilegjuar. Kjo per arsyen e thjeshte te rritjes se konsumit te energjise elektrike ne nivele te pa justifikueshme, per sa i takon mbulimit te sherbimeve te ngrohjes dhe ujit te ngrohte ne sektorin e banesave private dhe publike. Keto nevoja mund te reduktohen duke perdorur me efektivitet energjine elektrike dhe duke e kursyer ne banesat tona energjine nepermjet termoizolimit. Shiko informacionin ne PDF
Ngrohja ne Shqiperi ndryshe nga te gjithe vendet e tjera te rajonit dhe Europes realizohet thuajse ne te gjitha rastet me energji elektrike, dhe kjo ka bere qe ritmet e rritjes se konsumit te energjise elektrike nga viti 1992 deri ne 2005 kane qene 8% ne vit. Nga statistikat konsumi per energji elektrike ne vit shkon ˜ 8.000.000.000 kW/vit. Ne vendin tone cdo dite konsumohen energji elektrike rreth 18 – 20.000.000 kW, ku 65% e energjise elektrike e perdor popullata, dhe nga kjo, 40 % e saj shkon per te perballuar ngrohjen e banesave. Edhe ne nivel europian raporti i kerkeses per energji elektrike per ngrohje ze rreth 60% ndaj kerkeses totale per energji elektrike.