Çfarë është polisteroli dhe polistireni?

Polisteroli ndahet në dy kategori të mëdha sipas mënyrës së prodhimit:

EPS dhe XPS
Polisteroli eps (expanded polysterene) është material i prodhuar
nga polimeret e stirenit nëpërmjet trajtimit me avull dhe zgjerimit
të granulatit, e më pas duke e përpunuar me anë të teknologjisë
së presimit ose injeksionit del nje gamë e gjerë produktesh.
Polisteroli paraqitet në formën e një shkume të bardhë, të lehtë,
i përbërë nga qeliza të cilat kanë ajër në brendësi.
 

Përdoret për termoizolim, ambalazhim, forma dhe kallëpe dekorative etj.
Polistireni XPS (extruded) është material pa qeliza të dukshme
(është homogjen dhe me konsistencë të fortë) prodhohet me
anë të proçesit të estrusionit (nxjerrjes), gjë që mundëson një
sipërfaqe uniformë në formë fibre të ngjeshur, me rezistencë
në shtypje nga 200-500kPa dhe përcjellshmëri termike të ulët.
Densiteti varion nga 28 – 45 kg/m³.